GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit, Meta: Qeveria është e prirur të deformojë faktet, populli duhet të shohë të vërtetën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon rishikim të kërkesës së tij pë transmetimin e seancës gjyqësore live ndonëse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka pranuar.
Në sallën e gjyqit, Meta akuzoi qeverinë duke thënë se përpiqet të deformojë faktet, dhe se populli duhet të shohë të vërtetën.
“Unë kërkoj ta rishikonin edhe njëherë çështjen e trasmetimit live. Ne kemi këndvështrimit tonë kur vjen puna tek kjo çështja. Do ju lutesha të shikoni dhe raportin e OSBE ODIHR që thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.
Qeveria është e prirur të deformojë faktet, në këtë mënyrë populli nuk do të ketë mundësinë të shikoj të vertetën. Këtë çështje se kërkoj për vetën time për shkak të funksioneve që kam pasur por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.”, tha Meta.
Ndërkohë avokati i tij, Kujtim Cakrani u shpreh se kërkesën e tij për transmetim live ua ka bërë edhe ambasadave dhe Komitetit të Helsinkit.
“Kam kërkesë paraprake, kam bërë kërkesë juve një javë më parë përsa i përket kafazit të xhamtë. Jua kam bërë ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë avokatit të popullit s’ia kam bërë se është kot. Konventën Europiane ju e përdorni kur ju duhet. “, ka thënë Cakrani.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
