Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen
17 Qershor 2025, 17:07 / SPORT

Transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti ka dështuar përfundimisht. Sulmuesi i Kombëtares ishte gati të bënte hapin e madh në karrierë te gjigantët e Rusisë, por kushtet financiare kanë penguar firmën.
Vetë agjenti i Dakut, Haris Fakiç, ka konfirmuar në Rusi prapaskenat. “Daku nuk do të shkojë te Zeniti, transferimi ka dështuar. Nuk arritëm marrëveshje për kushtet financiare”, është shprehur Fakiç për mediat ruse.
Gjithçka raportohej e kryer disa ditë më parë, ndërsa klubet kishin arritur akordin për 8 milionë euro. Daku ka edhe një vit kontratë të mbetur me Rubinin, teksa mbetet për t’u parë ku do vazhdojë e ardhmja e tij.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


