Cristian Shpendi pëlqehet në Firenze, Fiorentina gati të firmosë me sulmuesin kuqezi
Cristian Shpendi është një nga futbollistë shqiptarë që ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi për sulmuesin kuqezi të Cesenës ka shfaqur interesim Fiorentina. Klubi violë e ndjek prej muajsh dhe është gati të futet në bisedime konkrete me klubin e Serie B për të siguruar shërbimet e tij.
Cesena e vlerëson Shpendin në rreth 15 milionë euro, veçanërisht duke pasur parasysh një sezon që nisi në mënyrë fantastike për te. 21-vjeçari ka shënuar tashmë 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, shifra këto të kënaqshme.
Ditët e fundit për Shpendin ka folur edhe Massimo Agostini, kreu i zonës teknike të Cesenës, duke gjurmuar profilin e një djali të pjekur dhe të talentuar. “Ai është një djalë që ka kulturën e punës, është i arsimuar dhe dëshiron të jetë sa më lart të jetë e mundur. Ai mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen”- tha Agostini. Fiorentina mbetet një pistë mjaft interesante për Shpendin, i cili do kishte mundësinë tregonte veten, në nivelet më të larta të futbollit italian, në Serie A.
-
Dëmtohet mesfushori, largohet nga grumbullimi i Portugalisë
14 Nëntor, 16:38
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128