Arrihet marrëveshja, Roberto Mançini drejt kthimit në pankinë te klubi ku mori famë si trajner Çavi Hernandez

10 Nëntor 2025, 19:12 / SPORT ALFA PRESS

Arrihet marrëveshja, Roberto Mançini drejt kthimit në

Roberto Mançini është pranë kthimit në pankinë. Trajneri italian, i cili pak kohë më parë i dha lamtumirën drejtimit të përfaqësueses së Arabisë Saudite, do të kthehet në futbollin e klubeve, por përsëri në vendet arabe.

Mançini priti më kot një ftesë nga Juventusi, të cilit nuk i interesonte kosto e lartë e operacionit, si dhe u shqetësua nga tifozët që nuk e donin për shkak të së kaluarës zikaltër. Trajneri kishte refuzuar për Juventusin një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike nga Katari, ku klubi i Al Sad i ofronte mundësinë të merrte drejtimin e ekipit.

Pasi dështoi marrëveshja me Juventusin, atëherë Mançini rihapi bisedimet me klubin më të madh të Katarit dhe raportohet se ka pranuar ofertën e tyre, për të rinisur atje edhe një herë karrierën në pankinë.

Klubi në fjalë është më i njohuri në vend, teksa ka fituar 18 herë titullin kampion, përfshirë dy të fundit radhazi. Aty nisi karrierën si trajner edhe Çavi Hernandez, duke e drejtuar për dy vite para se t’i bashkohej Barcelonës.

Po ndodh...

ide