68 milionë euro, Tottenham ka gati ofertën për lojtarin e Man.United

16 Janar 2025, 21:04 / SPORT ALFA PRESS

68 milionë euro, Tottenham ka gati ofertën për lojtarin e

Sipas raportimeve, Tottenham ka hyrë në garë për të nënshkruar yllin e Manchester United, Alejandro Garnacho këtë muaj.

Spurs kanë bërë gati 58 milionë sterlina (68 milionë euro) për sulmuesin argjentinas.

E ardhmja e Garnacho në Old Trafford është bërë gjithnjë e më e pasigurt në këtë merkato janari.

20-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Djajtë e Kuq këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë pesë asiste.

“Për Tottenhamin, amerikano-jugori i përshtatet profilit të një pasuesi afatgjatë të kapitenit të tyre Son Heung-min”, ka thënë një burim për Sport Bible.

Garnacho ka luajtur 116 ndeshje për Djajtë e Kuq që kur kaloi në ekipin e parë në vitin 2022 nën drejtimin e ish-trajnerit Erik ten Hag.

Produkti i akademisë së Manchester United ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 14 asiste për klubin.