Miliona euro cash në fuçi 50 litroshe, dalin detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës
17 Qershor 2026, 12:54 / AKTUALITET

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave cash.
Burime pranë SPAK, konfirmuan se në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve Isa Aliu e Shpëtim Aliu, i pari i thotë se ka në gjendje 6 milionë euro cash.
Disa ditë më vonë Shpëtim Aliu i thotë se do të ketë në vijim edhe 20 milionë të tjera, ndërsa e orienton për mënyra të fshehjes së parave cash, përfshi groposjen e tyre, të futura në fuçi 50 litroshe.
SPAK ka ngritur dyshime se Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij Shpëtim Aliu, i njohur dhe si Salvadore, të cilat i ka investuar në fushën e ndërtimit.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
Koherenca qesharake e opozitës!
Nga Alfapress.al
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
