"PE ndau shapin nga sheqeri për Zvërnecin"/ Mashtrimi i Ramës me dy amendamentet dhe cila është e vërteta

Kryeministri Edi Rama sërish ka mashtruar për dy votimet në Parlamentin Europian, njëri me fokus vetëm investimin në Zvërnec si zonë e mbrojtur dhe tjetri për të gjitha zonat e mbrojtura në Shqipëri. Rama ka publikuar pjesërisht në llogarinë e tij në FB, të dy Amendamente që janë diskutuar sot në Parlamentin Europian; një që është rrëzuar dhe një tjetër që ka marrë dritën jeshile nga europarlamentarët. Por këtu nis manipulimi i të vërtetës.
Amendamenti i parë i cili është paraqitur nga eurodeputetja italiane, Ilaria Salis, dhe disa anëtarë të grupit politik The Left, synonte të përfshinte në rezolutën për Shqipërinë një referencë të drejtpërdrejtë për anulimin e projektit turistik në ishullin e Sazanit dhe zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës. Pra ashtu si Protesta e madhe në Tiranë edhe PE nuk janë kundër investimeve, por ato duhet të kryhen vetëm me kushte të rrepta në zonat e mbrojtura.
Dhe këty hyn amendamenti i dytë, i cili është votuar duke marrë dritën jeshile. Së pari ai kërkon shfuqizimin e Ligjit 21 të vitit 2024, të cilin Rama e kaloj pikërisht për tu hapur rrugë investimeve gjigante dhe betonizuese në zonat e mbrojtura, përfshi edhe Zvërnecin. Amendamenti i kaluar madje kërkon edhe më shumë. Ai "detyron" qeverinë Rama që të vendosë menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit mafioz të ndryshuar në vitin 2024, për Zonat e Mbrojtura. Pra jo vetëm të shfuqizojë ligjin që shkatërron zonat e mbrojtura nga "investimet strategjike" që po dalin narkostrategjike, por të veprojë që tani kudo në këto zona ku ka dhënë leje dhe po ndërhyet në kurriz të natyrës dhe biodiversitetit shqiptar.
Pavarësisht se gjithçka është e qartë dhe amendamenti që u votua është fitorja e parë e Protestës kundër kryeministrit, ai ka vazhduar të bëj budallain dhe ta quaj atë si fitoren e tij ndaj protestuesve.
"Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.
Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!
Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar", shkruan Rama duke tregyar vetëm gjysmë të vërtetën./Alfapress.al
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128