17-vjeçarja bën histori! Choi Ga-on fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore

Snowboardistja Choi Ga-on fiton medaljen e artë në halfpipe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, duke ndalur dominimin e amerikanes Chloe Kim. 17-vjeçarja realizoi një performancë spektakolare në tentativën e fundit, duke marrë 90.25 pikë. Kim u rendit e dyta, ndërsa bronzi shkoi për japonezen Mitsuki Ono.
Në një nga finalet më dramatike të snowboard-it në halfpipe, 17-vjeçarja koreanojugore Choi Ga-on shkroi historinë duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, duke i mohuar amerikanes Chloe Kim medaljen e tretë radhazi olimpike.
Finalja nisi me pritshmëri të mëdha për Kim, kampionen më të suksesshme në këtë disiplinë, e cila synonte të bëhej snowboardistja e parë me tre medalje ari radhazi.
Ajo realizoi një zbritje të fortë në provën e parë, duke marrë kryesimin e përkohshëm dhe duke u dukur pranë triumfit historik.
Megjithatë, gara mori një kthesë dramatike kur Choi u rrëzua rëndë në zbritjen e parë, duke qëndruar për disa çaste në pistë dhe duke krijuar dyshime nëse do të vazhdonte garën.
Pas një rikuperimi të shpejtë dhe me një përqendrim të jashtëzakonshëm, ajo u rikthye në provën vendimtare dhe realizoi një performancë spektakolare që u vlerësua me 90.25 pikë, rezultat që i siguroi medaljen e artë.
Nën presionin e rezultatit të rivales, Kim gaboi në përpjekjen e fundit dhe u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë, ndërsa japonezja Mitsuki Ono fitoi medaljen e bronztë.
Triumfi olimpik i Choi konfirmon talentin e një sportisteje që prej vitesh konsiderohej si një nga emrat më premtues të snowboard-it botëror, ndërsa podiumi i përbashkët me idhullin e saj Chloe Kim u konsiderua nga shumëkush si moment simbolik i kalimit të stafetës në këtë sport.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128