Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, realizoi sot vizitën e tij të parë në Kavajë, ku u takua me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja.
Në një postim në Facebook, Hajdari e përshkroi takimin si “të rëndësishëm dhe frymëzues”, duke falënderuar kryetarin e bashkisë për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Gjatë vizitës, prefekti zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët e bashkisë, ku diskutuan mbi prioritetet, sfidat dhe projektet që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
“Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional në shërbim të qytetarëve. Me besim të plotë se përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë rezultate konkrete për komunitetin,” shkroi Hajdari.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




