Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

25 June 2026, 19:33 / POLITIKË ALFA PRESS
Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi

Qytetarët shqiptarë janë mbledhur edhe sot në protestën e 26-të radhazi, duke vijuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

 
Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit po organizohen përpara marshimit drejt Kryeministrisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të mbajnë fjalime dhe të përsërisin kërkesat e tyre politike.

Të pajisur me pankarta dhe flamuj kombëtarë, protestuesit kanë deklaruar se lëvizja e tyre synon ndryshimin e klasës politike që ka dominuar vendin prej dekadash.

Sipas tyre, protesta përfaqëson një reagim qytetar ndaj mënyrës së qeverisjes dhe situatës politike në vend.

Lëvizja ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke gjetur mbështetje edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Në javët e fundit, tubime solidarizuese janë organizuar në disa shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë, duke i dhënë protestës një shtrirje më të gjerë dhe jehonë përtej kufijve të vendit.

Po ndodh...

ide