Klimë e tensionuar te Zvicra? Ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit
Raportimet e mediave gjermane për një klimë të tensionuar në kombëtaren e Zvicrës kanë gjetur kundërshtim nga futbollisti gjerman Robin Gosens, i cili ka dalë hapur në mbrojtje të kapitenit helvet, Granit Xhaka.
Pas fitores së Zvicrës ndaj Kanadasë, mediat gjermanepretenduan se në dhomat e zhveshjes ekziston një atmosferë e vështirë për shkak të karakterit të drejtpërdrejtë të Xhakës dhe kritikave që ai shpreh shpesh ndaj skuadrës. Megjithatë, Gosens i hodhi poshtë këto pretendime, duke vënë në dyshim burimet e informacionit.
“Si mund ta dinë ata se atmosfera është toksike? Nuk besoj se dikush ka informacione nga brenda zhveshtores”, u shpreh ai, duke shtuar se tituj të tillë shpesh krijohen për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Futbollisti gjerman theksoi se ai i beson më shumë dëshmive të njerëzve që e njohin nga afër Xhakën, veçanërisht ish-bashkëlojtarit të tij te Atalanta, Remo Freuler. Sipas Gosens, të gjitha informacionet që ka marrë nga Freuler e përshkruajnë Xhakën si një lider të padiskutueshëm dhe figurë kyçe brenda ekipit.
Ai e cilësoi mesfushorin me origjinë shqiptare si pikën e referimit të skuadrës, lojtarin që merr përgjegjësi në momentet vendimtare dhe që udhëheq ekipin në fushë.
Gosens pranoi se Xhaka është një person shumë i drejtpërdrejtë dhe se stili i tij i komunikimit mund të mos pëlqehet nga të gjithë. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk e zbeh rolin e madh që ai ka te Zvicra.
“Ekipi orientohet sipas tij. Ai është zgjatimi i trajnerit në fushë dhe lojtari që të gjithë shohin kur kanë nevojë për udhëzim”, deklaroi Gosens, duke nënvizuar rëndësinë e kapitenit në organizimin dhe funksionimin e skuadrës helvete.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128