U lëshua urdhër-arrest pas hetimeve për drogë, aktorja turke rikthehet në Turqi dhe përballet me drejtësinë

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është kthyer në Stamboll për të dëshmuar para autoriteteve, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër ndalimi në kuadër të një hetimi për drogë. Erçel, e cila ndodhej jashtë vendit për arsye studimi prej rreth një muaji, mbërriti në Turqi dhe iu drejtua menjëherë Gjykatës së Çağlayanit, ku dha deklaratën e saj para prokurorit.
Pas përfundimit të procedurave, ajo u dërgua në Instituti i Mjekësisë Ligjore i Turqisë për analiza toksikologjike. Sipas procedurës, aktores iu morën mostra gjaku dhe flokësh për ekzaminime të mëtejshme.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Erçel konfirmoi kthimin e saj dhe theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Ajo deklaroi se kishte mësuar për çështjen nga mediat dhe kishte vendosur të rikthehej menjëherë në vend për të dhënë sqarimet e nevojshme.
“Për shkak të arsimimit tim kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj. Mbrëmë, ashtu si ju, mësova nga mediat për çështjen dhe po kthehem për të dëshmuar. Jam një person që e dua vendin tim dhe i besoj shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se gjithçka do të sqarohet sa më shpejt”, është shprehur ajo.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten rezultatet e analizave që mund të hedhin më shumë dritë mbi përfshirjen e mundshme të aktores në këtë çështje.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128