Socialistët mblidhen në para takimit “retreat”, çfarë po përgatitet?

27 Mars 2026, 12:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Socialistët mblidhen në para takimit “retreat”,

Pasditen e kësaj të premte, socialistët do të mblidhen sërish, kësaj here në ambientet e “Hotel Tirana”. Burime për Newsbomb konfirmojnë se mbledhja do të zhvillohet vetëm disa orë para takimit “retreat” që pritet të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve, ku do të diskutohet për prioritetet politike dhe qeverisëse për muajt në vijim.

Ndërkohë sipas të njëjtave informacione mësohet se takimi i së premtes pasdite do të fokusohet kryesisht te tematikat dhe përgatitjet e asaj çfarë do të pasohet paraditen e së shtunës.

Ky takim vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së në Lalëz, ku dhe u bënë një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve politikë të partisë nëpër qarqe, dhe pas një serie takimesh ditore të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij.

Sipas detajeve të zbuluara, mbledhja e së nesërmes do të hapet në orën 11:00 nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa fjalën do ta marrë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, duke vendosur theksin te prioritetet e qeverisë dhe të strukturave politike për periudhën në vijim.

Në fokus të takimit do të jetë analiza e punës së institucioneve kryesore dhe rritja e bashkëpunimit mes deputetëve dhe strukturave ekzekutive. Po ashtu, një rëndësi e veçantë i kushtohet reformës administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari për këtë proces, Arbjan Mazniku, do të prezantojë progresin dhe hapat e ardhshëm për riorganizimin e pushtetit vendor.

Në vijim, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, do të paraqesë strategjinë e re të komunikimit, e cila synon të përmirësojë ndërveprimin me publikun dhe transparencën institucionale.

Po ndodh...

ide