“Në hartën e drogës, narko-shteti i Ramës nxin më shumë se çdo vend”- Berisha: Foli me gjuhën e Padrinos, reagimi i një njeriu në rreth të kuq

27 Mars 2026, 13:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Në hartën e drogës, narko-shteti i Ramës nxin më

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu, mbi reagimin e kryeministrit Rama për drogën në Shqipëri.

Rama, sipas Berishës, përdori gjuhën e një padrinoje duke akuzuar vendet partnere se e kanë situatën më keq në vendet e tyre sa i përket trafikut të drogës.

Berisha thekson se Shqipëria është vendi që nxin më shumë se çdo vend tjetër në vendet e hartës së drogës në Europë.

Shqipëria, shton Berisha, është furnizuesi kryesor i kanabisit dhe kokainës në rajon dhe Europë.

Berisha: Pas ndërgjegjësimit të shqiptarëve pas denoncimeve zyrtare dhe mediatike, të narko shtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë, pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematikat e mëdha të karteleve të drogës dhe lidhjeve të tyre, Edi Rama ktheu dje përgjigje. Vendet të cilat na përmednin drogën ytë shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne.

Kjo është tipike përgjigja e një padrinoje. Kjo është tipike përgjigjja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq. I cili, pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq fajëson të tjerët për çka është autor dhe përgjegjës kryesor. Është e vërtetë se droga dhe trafiku është një fenomen botëror, është një fenomen rajonal dhe botëror. Por është e vërtetë se në hartën e drogës në Europë nxin më shumë se çdo vend narko shteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama. Është e vërtetë se droga është një problem për të gjitha vendet. Por është e vërtetë se droga apo se vende të tjera kanë Shqipërinë furnizuesin kryesor të kanabisit.

E vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, furnizuesit më kryesorë të kokainës në Europë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën. Klanet shqiptare të drogës, transportuesit kryesorë. E vërtetë se droga përbën një problem për rendin dhe sigurinë, por sot ka vetëm një vend në Europë në të cilën ministrin i Bendshëm dhe super ministri të jetë gjetur si trafikant dhe të ketë lëshuar Antimafia fletë arresti për Saimir Tahirin e Ramës.

Po ndodh...

ide