“Në TikTok ka shumë pedofilë”, Robert Aliaj: Gjuha denigruese po përdoret nga personazhet e famshëm

7 Dhjetor 2024, 14:42 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Në TikTok ka shumë pedofilë”, Robert Aliaj: Gjuha

Artisti i njohur Robert Aliaj ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me platformën e rrjeteve sociale TikTok, i ftuar në studion e News24. Aliaj e komentoi platformën duke theksuar disa aspekte negative që lidhen me përmbajtjen dhe ndikimin e saj në shoqëri, veçanërisht në radhët e të rinjve.

“Na duhet të pranojmë se në TikTok ka shumë pedofilë,” deklaroi Aliaj, duke nënvizuar një nga shqetësimet më të mëdha që ka mbi përdorimin e platformës. Ai tha se një nga pasojat e përdorimit të kësaj platforme është rritja e rrezikut për abuzime, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë që kalojnë shumë kohë në TikTok.

Po ashtu, Aliaj kritikoi përdorimin e gjuhës denigruese në platformë, e cila shpesh është e pranishme dhe përdoret nga persona me ndikim të madh. “Gjuha denigruese përdoret edhe nga personazhe shumë të famshëm. Shahen në mënyrat më të tmerrshme,” shtoi ai, duke i referuar shpesh herë konflikteve dhe fyerjeve që ndodhin mes përdoruesve të njohur të TikTok, të cilat shpërndahen gjerësisht.