Shakaja që ‘ngriu’ buzëqeshjet, Trump njofton kandidimin për presidencialet e vitit 2028

25 July 2026, 10:28 / BOTA ALFA PRESS
Shakaja që ‘ngriu’ buzëqeshjet, Trump njofton kandidimin

Presidenti amerikan, Donald Trump foli për Iranin, sulmoi mediat, duke përzier humorin me ofendime dhe klishe të njohura, dhe veshi një kapelë 'TRUMP 2028' në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

“Sonte, për të treguar sa shumë më intereson shtypi. Dhe dua të ruaj shikueshmërinë tuaj. Ju njoftoj me kënaqësi qëllimin tim, dhe është disi një lajm i madh, për të kandiduar për një mandat të katërt si President i Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai, ndërsa përsëriti dhe njëherë se ka fituar zgjedhjet e humbura ndaj Joe Biden.

Trump u rikthye në eventin që festonte lirinë e shtypit pasi eventi fillestar në prill u ndërpre nga një atentat me armë. Pjesa më e madhe e fjalimit, i cili zgjati më shumë se një orë, u përqendrua te kundërshtarët politikë të Trump dhe ricikloi tema dhe linja sulmi të përsëritura shpesh nga tubimet e tij politike.

Po ndodh...

ide