“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 55-të, shqiptarët kundër Kastës së korruptuar: Ju erdhi fundi, para Parlamentit sa herë të ketë seancë

25 July 2026, 01:04 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 55-të,

Pas një marshimi në rrugët e Tiranës është mbyllur edhe protesta e 55 e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: “Edi Rama ka maru”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “qeveri e krimit!”, “Rama në burg, Berisha në burg”.

Dita e sotme ishte me pjesëmarrje masive të qytetarëve të cilët theksuan se nuk do të ndalen dhe se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit.

 

Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme, (24 korrik 2026)  të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën e shqiptarëve, të cilët nga sheshi para Kryeministrisë në protestën e 55 dhanë një mesazh të qartë: “Nuk ua japin besën Edi Ramën. Kërkesa për dorëheqjen është e panegociueshme”.

Në përfundim të mbylljes së protestës, aktivisti bëri thirrje që në çdo datë që do të ketë seancë në Kuvend, qytetarët të organizohen për protestë.

“Futuni te faqja e Parlamentit, për të qenë koherent për çdo datë, Sa herë të ketë parlament të jemi aty”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi.

 

Po ndodh...

ide