Kryeministri Rama lë zyrën në orët e vona të mbrëmjes, kalon pranë protestuesve në bulevard, pritet me thirrjet…
25 July 2026, 09:33 / POLITIKË
Kryeministri Edi Rama, pas një ditë të gjatë pune që kulmoi me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ka lënë ambientet e zyrës në Kryeministri dhe është larguar në orët e vona të mbrëmjes të së premtes.
Eskorta e makinave që shoqëronin kreun e qeverisë, ka kaluar pranë protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërsa iu kali vetëm pak metra tyre, protestuesit kanë shpërthyer në akuza ndaj tij, teksa dëgjohen thirrjet: “O hajdut”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Kujtojmë që në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, nuk munguan as debatet mes socialistëve të cilat kulmuan me përplasjen e kryeministrit Rama me deputetin e PS-së.
Ndërsa po ashtu gjatë mbledhjes, u prezantua dhe dokumentin Strategjik "BESA".
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128