“S’kam gjetur më akses në selinë blu”, Përnaska debat me anëtarin e Kryesisë së PD
Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska, dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Atird Hoxha, u përfshinë në një debat në emisionin “Off the Record” nga Andrea Dangllin në A2CNN, ku diskutuan mbi gjendjen e Partisë Demokratike, kontributin në opozitë dhe raportin me strukturat e partisë.
Përnaska deklaroi se nuk gjen më akses në Partinë Demokratike, ndërsa Hoxha argumentoi se kritikat duhet të shoqërohen me angazhim brenda strukturave.
Debati vijoi edhe për mënyrën se si opozita ushtron presion ndaj qeverisë dhe për veprimtarinë parlamentare të PD-së. Përnaska e konsideroi opozitën e pas vitit 2013-të si më komode, deklarata që u kundërshtuan nga Hoxha, i cili solli shembullin e një qytetari nga Vlora që ishte pjesë e protestës para Kryeministrisë.
DEBATI
Hoxha: Në qoftë se nesër Lidhja Demokratike e Gruas fillon një proces ripërtëritje, ju si ish-anëtare do merrni pjesë?
Përnaska: Nëse do gjej akses…Unë s’kam gjetur më akses te PD. S’e kam parë kurrë kontributin tim në politik, duke u thirrur, duke u emëruar, e kam parë si kontribut personal të vazhdueshëm, vullnetar...
Hoxha: Të flasësh në studiot televizive pa dhënë kontribut brenda strukturave ka pak non sens! Më duket pak e tepërt.
*****
Hoxha: Unë kam marrë pjesë në çdo garë të mundshme. T’u jap një rast konkret për t’u treguar sa e vështirë është kjo opozitë.
Përnaska: Të lutem e di.
Hoxha: Meqë thoni që vini nga protesta, para pak ditësh një qytetar nga Vlora ka marrë mikrofonin dhe ka përdorur një fjalor banal ndaj kryeministrit. Ky zotëria jep kontribut në opozitarizëm. Kanë shkuar oficerë të policisë gjyqësore nga Tirana, e kanë marrë për 12 orë në pyetje, pasi e kanë lëshuar nga komisariati pas interesimit tonë, të pasnesërmen i ka shkuar IKMT në biznes.
Përnaska: Denoncojeni, po ky personi që ka folur në mënyrë banale s’më përfaqëson mua.
Hoxha: Dua t’ju shpjegoj sa e lehtë është opozita që ju thatë. Ata që janë në shesh thonë ato që ka thënë PD nga 2013 deri në 2026.
Përnaska: Çfarë iniciative ligjore ka ndërmarrë PD? Është parti parlamentare. Çfarë oferte ka dhënë për Kodin Zgjedhor? Çfarë alternative?!
(A2 Televizion)
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128