"E bëtë njësoj si Rama me ministrat njoftimin për Sekretarët e PD"/ Berisha nuk ndalet së talluri me demokratët: Nuk donim që të lobonin...
Menjëherë pas votimit në Kuvenin Kombëtarë, Sali Berisha, ka dalë përpara gazetarëve ku ka dhënë shpjegime për situatën kaotike të krijuar, pasi emrat për postet drejtuese të partisë u bënë fakt i kryer kur nisi mbledhja. Berisha është pyetur nga gazetarët se çfarë ndryshimi a ai nga Edi Rama që i njofton se janë bërë ministra në sallë me këtë që ndodhi sot ku njësoj ai njoftoi emrat për Sekrtariatet e PD në sallë?. Berisha ka vazhduar talljen duke thënë se kjo gjë u bë, që të zvogëlohet në maksimum lobimi!
Pyetje: Edhe një pyetje tjetër zoti Berisha. Ka nga ata që krahasojnë sjelljen tuaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kur prezantoni kandidaturat për sekretariatet, me atë që bën Edi Rama kur i njofton ministrat aty në sallë se do jenë ministra. E krahasojnë këtë me njoftimin që ju bëni...
Sali Berisha: Jo, e kanë marrë më përpara vesh.
Pyetje: Sa orë përpara zoti Berisha?*
Sali Berisha: Tani sa orë përpara e dinë ata. Ka një moment, do t'jua them haptas. Për zvogëlimin se s'ka asnjë arsye tjetër, por për zvogëlimin në maksimumin e mundshëm të lobimit, që nuk e përjashton dot kurrë, por mbahet një rezervë, se për mua unë mund t'jua kisha dhënë ju që në mëngjes. Por problemi i lobimit nuk është se nuk është një problem shqetësues.
Pyetje: Jeni kundër lobimit brenda partisë?*
Sali Berisha: Jam kundër, por nuk e ndalon dot, nuk e ndalon dot absolutisht. Unë nuk di një mekanizëm ta ndaloj, po mund ta zvogëlosh atë. Kështu që e vetmja gjë, në qoftë se ka mbetur ndonjë njeri që e ka marrë vesh në sallë, kjo është habi sepse ata që kur i kanë marrë nga unë ka patur një porosi të prerë që të njoftohen që të gjithë paraprakisht. Dhe mund të ketë mbetur ndonjë tek-tuk për një arsye s'ka hapur telefonin.../Alfapress.al
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128