Raportoi në Kuvend, Çim Peka shpërthen kundër kreut të SPAK Braho: Ti zar dhe perzevativ i Ramës, dashke akoma prova!

15 July 2026, 14:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Raportoi në Kuvend, Çim Peka shpërthen kundër kreut

Gazetari dhe botuesi Çim Peka ka bërë një reagim të fortë ndaj kryeprokurorit Klodjan Braho, pas deklaratës së këtij të fundit sot në komisionin parlamentar, ku në përgjigje të pyetjeve të deputetit Gjin Gjoni, e ftoi që të kallëzonte provat për kryeministrin Edi Rama.

Peka lëshon gojën me ofendime ndaj numrit një të akuzës shqiptare dhe i tregon për inceneratorin e Tiranës, ku sipas tij, Edi Rama i ka dhënë 8 pikë bonus për të marrë koncesionin një kompanie që nuk ekzistonte dhe ajo gllabëroi 430 milionë euro.

"Na sillni prova per Ramen dhe ne e hetojme si gjithe te tjeret paska thene kreu i SPAK, Klodian (Demo) Braho. Dashka prova zoteria, kur Rama cdo dite del e uleret: Ja ku po vjedh. Do prova ti zari i Ervin Demos?

Inceneratori i Tiranes: I dha 8 pike bonus kompanise qe nuk ishte krijuar akoma edhe pse ministri i tij e njoftoj me shkrese se kjo kompani nuk ekzistonte. Ajo kompani u krijua pas gati nje viti dhe mori inceneratorin e Tiranes. Ne fakt mori 430 ml euro si inceneratori akoma e kesaj dite nuk ekziston", vijon ndër të tjera reagimi.

Deputeti opozitar Gjin Gjoni, dikur ish-gjyqtar i Republikës, i ka drejtuar disa pyetje kryeprokurorit të SPAK dhe veçanërisht për librin "Albanian Files", në të cilin opozita pretendon se kryeministri Edi Rama del hapur në shkelje flagrante të ligjit.

"Nëse dikush ka prova për cilindo është I ftuar të kallëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun. Kushti është nevoja hetimore dhe prova", tha ndër të tjera Klodjan Braho./ Newsbomb.al

Po ndodh...

ide