Revolta qytetare, France 24: Protestat janë kthyer në simbol të pakënaqësisë ndaj qeverisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

3 July 2026, 08:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Media franceze “France 24” ka raportuar mbi protestat në Shqipëri, që kanë hyrë në muajin e dytë.

Në një artikull kushtuar situatës së djeshme (2 korrik), ku pati përplasje me policinë, “Francë 24” shkruan se “kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një simbol të pakënaqësisë më të gjerë ndaj korrupsionit të në Shqipëri”.

Po ashtu në artikull theksohet se “protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për mungesë transparence lidhur me projektin”.

Sipas medias franceze, protesta, që nisi në fund të muajit maj si kundërshtim ndaj ndërtimit të një hoteli luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, tashmë ka marrë një karakter më të gjerë politik.

Për të dytën herë këtë javë, qindra protestues u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë, duke u përpjekur të pengonin hyrjen e deputetëve në godinë. Përplasjet shpërthyen pasi policia ndërhyri për të larguar turmën.

Sipas raportimit të France 24, duke cituar gazetarët e AFP në terren, policia përdori gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobot me ujë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre tentuan të çanin kordonin e efektivëve.

Policia shqiptare njoftoi se 15 efektivë mbetën të plagosur gjatë incidenteve dhe morën trajtim në spital, ndërsa katër prej tyre vijojnë të jenë të shtruar. Gjithashtu, u ndaluan 25 protestues.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se dy protestues u lënduan dhe morën ndihmë mjekësore.

Gjatë tensioneve, disa protestues u panë duke thyer xhamat e një automjeti policie të parkuar pranë zonës së protestës.

France 24 kujton se edhe të martën gjashtë persona u arrestuan pasi hodhën vezë drejt automjeteve të deputetëve, duke theksuar se këto incidente shënojnë një përshkallëzim të protestave, të cilat deri tani ishin zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore.

Po ndodh...

ide