“Protestuesit në Tiranë kërkojnë largimin e Edi Ramës” Associated Press: Policia përdori gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion ndaj qytetarëve

Sipas raportimit të AP-së, ato që organizatorët i kanë pagëzuar si protestat e “Revolucionit të Flamingove” nisën fillimisht si një reagim mjedisor ndaj projektit të zhvillimit turistik në Lagunën e Nartës. Kundërshtarët e projektit ngritën alarmin se ndërtimi i resortit rrezikon habitatet e specieve të mbrojtura të shpendëve shtegtarë. Për javë të tëra, mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke fryrë bilbila dhe duke mbajtur figura kartoni të flamingove si simbol të kauzës së tyre.
Megjithatë, me kalimin e kohës, këto tubime janë shndërruar në protesta më të gjera politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit të fundit, qindra protestues u mblodhën përpara Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe duke thirrur në kor se ai duhet të shkojë në burg.
Situata para Parlamentit u tensionua kur protestuesit nisën të hidhnin gurë, vezë, shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të efektivëve. Për të shpërndarë turmën, forcat e rendit ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobotë uji. Nga përplasjet e dhunshme u shënua një bilanc i konsiderueshëm të lënduarish dhe të shoqëruarish.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare e ka mbrojtur me vendosmëri projektin në Lagunën e Nartës. Autoritetet argumentojnë se ky investim do të jetë transformues për ekonominë e vendit, duke ndihmuar në thithjen e turizmit elitar dhe duke avancuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Po ndodh...
ide
Kriteret e Tiranës
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128