Reforma territoriale, deputeti i PS: Bashkimi i bashkive nuk është vendosur ende, fjala e fundit i takon politikës

21 July 2026, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Reforma territoriale, deputeti i PS: Bashkimi i bashkive nuk është

Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë vendim për bashkimin e bashkive, në kuadër të reformës së re territoriale.

I ftuar në emisionin "Off the Record" në A2 CNN nga Andrea Danglli, Jahaj u pyet për shqetësimet e ngritura pas publikimit të raportit të ekspertëve, ku përmenden disa bashki që mund të preken nga reforma.

Deputeti socialist sqaroi se raporti i ekspertëve nuk përmban propozime përfundimtare për bashkime apo ndarje të bashkive, por është një dokument vlerësues mbi funksionimin e njësive të qeverisjes vendore.

"Nuk ka bashkime as të Mirditës, as të Devollit në këtë fazë. Raporti dhe puna e ekspertëve do të bëhen publike dhe aty paraqiten disa mundësi për mënyrën se si mund të organizohen njësitë e qeverisjes vendore.

Nuk ka vendime të marra për bashkime konkrete", u shpreh Jahaj.

Ai shtoi se raporti nuk duhet interpretuar si një vendim politik, pasi i takon institucioneve dhe politikës të marrin vendimet përfundimtare mbi reformën territoriale.

"Gazetarët kanë bërë interpretimin e tyre të raportit dhe është e drejta e tyre, por raporti nuk është i kufizuar vetëm te këto çështje dhe nuk përmban vendime për bashkimin e bashkive", deklaroi deputeti i PS. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide