Qytetarët mblidhen në ditën e 57-të të protestës, nesër paralajmërohet tjetër marshim para Parlamentit

Si çdo ditë, edhe sot ka nisur protesta e cila është në ditën e saj të 57-të, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku qytetarët do të mbajnë fjalimet.
Kujtojmë se kjo protestë nisi që prej datë 31 maj ku pjesëmarrja ka qenë e lartë. Të pranishëm kanë qenë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit si edhe nga diaspora të cilët kërkojnë ndryshimin e kastës politike.
Gjatë fjalimeve të mbajtura prej 57 ditësh radhazi, protestuesit kanë para shtruar problematika që ata i shqetësojnë në përditshmërinë e tyre, siç janë shqetësime në sektorë të ndryshme si ekonomia, shëndetësia, arsimit etj.
Gjithashtu, ditën e nesërme është lajmëruar nga organizatorët se në orën tetë qytetarët do të mblidhen për të protestuar para Parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca e fundit plenare.
Protesta e paralajmëruar për nesër vjen pas asaj që u zhvillua të enjten e kaluar, e cila u shoqërua me tensione të shumta dhe përleshje mes policisë dhe protestuesve.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128