Kosova shpreh solidaritet dhe gatishmëri për mbështeje në shuarjen e zjarreve në Francë

26 July 2026, 18:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Francën, teksa ajo po përballet me zjarre apokaliptike.

Ka qenë ushtruesja e detyrrës së Presidentees Albulena Haxhiu, ajo e cila tha se autoritetet kosovare janë të gatshme të japin kontribut, brenda kapaciteteve të tyre shtetërore në operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin.

Haxhiu përmes një deklarate publike shprehu solidaritet me popullin francez dhe me ekipet e angazhuara në terren.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, u shpreh ajo.

Po ndodh...