Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim 47-vjeçari që qëlloi 22-vjeçarin dhe i mori makinën

26 July 2026, 15:39 / AKTUALITET ALFA PRESS
Plagosja me armë në Kurbin, shpallet në kërkim

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Bëhet fjalë për shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Sipas hetimeve të kryera, 47-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 22-vjeçarit Veron Pasha, duke e plagosur në këmbë.

Më tej, nga veprimet hetimore ka rezultuar se pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë të dëmtuarit automjetin nën kërcënimin e armës.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar dy gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në kuadër të hetimit.

Po ndodh...

ide