Protestuesit japin leksion qytetar! Mbledhin mbeturinat para Kuvendit

23 July 2026, 13:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej orës 8:30 ka nisur protesta para Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet, ashtu si në çdo protestë prej 53 ditësh, qytetarët po mbledhin mbeturinat në tokë, që janë krijuar gjatë protestës.

Të pajisur me qese dhe mjete pastrimi, qytetarët pastruan hapësirën përreth Kuvendit, duke theksuar se synimi i tyre është të japin një shembull të përgjegjshmërisë qytetare dhe respektit për ambientin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë që mbledhin mbeturinat dhe i depozitojnë ato në qeset e posaçme, duke e lënë zonën të pastër pas përfundimit të tubimit.

 

 

Po ndodh...

ide