Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie zbresin në terren për mbarëvajtjen e procesit në Vlorë

7 Nëntor 2025, 11:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie zbresin në terren

Policia e Vlorës do të vendos në gadishmëri 265 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, më 9 nëntor, kur qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.

Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit janë trajnuar paraprakisht për menaxhimin e situatave të mundshme gjatë ditës së votimit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në çdo qendër votimi.

Efektivët do të jenë në detyrë që prej ditë së shtunë, ku do të marrin në dorëzim qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore, të cilat do të ruhen deri në momentin e hapjes së procesit të dielën.

Policia do të monitorojë të gjitha ambientet ku zhvillohet procesi, përfshirë qendrat e numërimit dhe selitë e KZAZ-ve, ndërsa do të qëndrojë në gatishmëri edhe gjatë procesit të numërimit të votave, por jashtë ambienteve të komisioneve zonale, për të shmangur çdo situatë problematike që mund të lindë.

Sakaq, masat e sigurisë do të jenë në fuqi deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor dhe dorëzimin e të gjitha materialeve pranë KZAZ-ve.

Ndërkohë, në Vlorë janë 231 qendra votimi dhe katër KZAZ, ndërsa në garë për drejtimin e bashkisë janë tre kandidatë.

Po ndodh...

ide