VIDEO/ I kërkojnë dorëheqjen, Rama ofendon protestuesit: S’kanë logjikë dhe janë dërrasë nga truri. Nuk merremi me lloj-lloj njerëzish!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestuesit që prej ditësh janë ngritur në revoltë kundër qeverisë, ndërsa kundërshtojnë edhe ndërtimet në Zvërnec e zonat e tjera të mbrojtura. Gjatë fjalës së mbajtur në Vlorë, në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë qark, Rama përdori tone të ashpra ndaj pjesëmarrësve në protesta, duke i cilësuar ata si njerëz që “nuk kanë logjikë” dhe që janë “dërrasë nga truri”.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka ndërmend të merret me persona që, sipas tij, nuk kuptojnë argumentet dhe faktet që paraqet qeveria.
“Nuk merremi me lloj-lloj njerëzish. Ka njerëz që nuk kanë logjikë fare, janë dërrasë nga truri”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Dje para Kryeministrisë u mbajt protesta e gjashtë radhazi kundër Ramës dhe qeverisë së tij, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128