Pas tre ditësh në gjendje kritike, efektivi Edison Adri del nga koma!

6 Qershor 2026, 12:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas tre ditësh në gjendje kritike, efektivi Edison Adri del nga koma!

Efektivi i policisë Edison Adri del nga koma, gjendja shëndetësore paraqitet më e stabilizuar

Burime për Vox News nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur tre ditë më parë në Lozhan të Korçës, ka dalë sot nga gjendja e komës.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet më e stabilizuar krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Efektivi u plagos gjatë ngjarjes së ndodhur në Lozhan të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Po ndodh...