U arrestua dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri fiton Bashkinë e Himarës

15 Maj 2023, 10:17 / POLITIKË ALFA PRESS

U arrestua dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri fiton Bashkinë e

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë socialistit Jorgo Goro. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.

Kryetari i komisionit raportoi për gazetarin Enrik Mehmeti se diferenca mes Belerit dhe Goros ishte 25 vota.

Ndërkohë, në këtë KZAZ ishte prezent dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili pas rezultatit pozitiv, u përqafua me mbështetësit e tij.

 

Po ndodh...

ide