“Tirana është bërë si konvikt”, Shehi: Nuk gjejmë më teatër, liria e artistit është një vlerë publike

11 Maj 2026, 21:01 / POLITIKË ALFA PRESS
“Tirana është bërë si konvikt”, Shehi: Nuk

Raporti mes artit dhe politikës ishte pjesë e debatit të sotëm në Off the Rercord me Andrea Dangllin në A2 CNN, pak ditë pas mbështetjes së artistëve në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se arti dhe artistët kanë detyrimin të reagojnë ndaj mungesës së lirisë dhe padrejtësive, edhe kur politika nuk i sheh ato.

“Një artist e sheh dhunë dhe mungesën e lirisë dhe aty ku nuk e shohin të tjerët. Ky është raporti që duhet të ketë arti me politikën. Artistët gjykojnë që liria publike është më e rëndësishme se pushteti”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke sjellë në vëmendje prishjen e Teatrit Kombëtar, Shehi tha kryeqyteti është bërë si konvikt dhe ka humbur një pjesë të rëndësishme të memories historike dhe kulturore.

“Arti u sakrifikua kur ishte puna për teatrin. Me teatrin nuk është puna që janë humbur ato milionë, por humbi një memorie historike e qytetit dhe arkitekturës. Ky qytet ka nevojë për objekte materiale që të tregojë historinë. Këta dhunuan një institucion kulturor e urban, që kishte zënë vend në memorien kolektive, kur këtë strukturën e re mund ta kishin bërë te bulevardi i ri dhe do i kishin shtuar një pasuri qytetit. Kemi historinë, por kemi edhe një strukturë moderne, Shqipëria kishte nevojë për teatër të ri e modern, të paraqitshme, funksionale, por jo për ta prishur atë. Atë të renë ta kishin bërë atje, do kishin dhënë vlerë edhe një qosheje tjetër Tiranës që është nga universiteti deri hotel Tirana. Pjesa tjetër është konvikt, nuk ka kurrgjë. Mund të kishin bërë një teatër tjetër atje. Krijojnë ca piaca që kanë edhe një tharm kulture e institucioni” tha Shehi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Shehi shprehu keqardhjen që një pjesë e artistëve nuk iu bashkuan protestave për mbrojtjen e teatrit, duke theksuar se çështja nuk duhej politizuar, por trajtuar si interes publik dhe kulturor.

“Teatrin nuk e gjen më. Tirana këtë strukturë të bukur si vapor mund ta kishte në bulevardin e ri. Kjo më shqetëson mua, dhe më erdhi keq që një pjesë e artistëve nuk iu bashkangjitën me entuziazëm kësaj teme. Edhe pse u politizua, kur në fakt duhet diskutuar përtej politikës. Si qytetar, liria e artistit është e mirë publike, e drejta e artistit edhe kur e ngre zërin kur e ekzagjeron është e mirë publike. Këtë duhet të kuptojnë ata që kanë një arsim mbi mesataren për ta kuptuar që këto janë vlerat e artit që duhet të ruajmë”.

Po ndodh...

ide