Kontrabanda nga Maqedonia e Veriut/ Kontrolle në kufi, 1 në pranga, 3 në kërkim

Policia kufitare në Bllatë të Dibrës ka intensifikuar kontrollet në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas dy fenomeneve të përsëritura: kontrabandës së emigrantëve nga vendet lindore dhe kalimit të pakontrolluar të kafshëve.
Nga operacioni i zhvilluar deri më tani, një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kontrollet po kryhen për të evidentuar çdo rast të kalimeve të paligjshme, kontrabandës dhe krimeve mjedisore.
Dyshohet se janë goditur raste të kalimit të paligjshëm të viçave, të cilët futen në territorin e Shqipërisë pa kontroll veterinar dhe më pas tregtohen në subjektet e therjes së kafshëve dhe shitjes së mishit.
Burime pranë strukturave të rendit bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të ketë kontrolle më intensive, pasi janë identifikuar pika të mundshme ku lopë dhe viça kalojnë në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128