Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK, ekspertët vënë në dyshim provat

11 Maj 2026, 18:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK, ekspertët

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser gjatë dëshmisë së saj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se mbështetshmëria në transkriptet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga audiot e vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë është e ulët.

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon gjatë marrjes në pyetje kërkoi të dinte nga ekspertja sesa janë të besueshme transkriptet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Në këtë rast çfarë përfundimin keni ju për mbështetshmërinë dhe besueshmërinë e transkripteve të ZPS mbështetur në informacionin që u kemi thënë ju”, pyeti avokatja e Thaçit.

Ndërsa, ekspertja tha se mbështetshmëria dhe besueshmëria e transkriptave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është e ulët.

“Mbështetshmëria është e ulët jo në kuptimin që unë mund të them se transkriptat janë të gabuara se nuk mund ta them dot këtë gjë, por mund të them se nuk mund të mbështetemi në të si transkripta mjaftueshëm të sakta për procesin gjyqësor. Për faktin që nuk kemi aftësi për deshifrimin e dosjeve në audiove kjo nuk do të thotë që transkriptuesit nuk janë me përvojë.

 Megjithatë ekspertiza dhe përvoja në këtë gjë janë dy gjëra të ndryshme ne kemi nevojë për ekspertizë në këtë fushë jo për thjesht për përvojë. Po ashtu, mungesa e metodologjisë së ndjekur të një procesi të caktuar hap pas hapi edhe kjo në vetvete qon në përfundimin që nuk kemi një proces një metodologji me hapa të qartë që janë të rëndësishëm për transkript të besueshme e në veçanti në transkript ku do të mbështeten përkthimet dhe kur përkthimet do të përdoren në ambient gjykate”, tha ajo.

Mbrojtja e Thaçit gjatë marrjes në pyetje ngriti dyshime mbi paanshmërinë e transkriptuesve të ZPS-së. Avokatja tha se disa prej tyre kishin role të afërta me hetuesit.

“Në hetimet e ZPS-së kemi parë që njëri ishte rishikues dokumentesh, tjetri mbështetës analisti a tregojnë këto një lloj afërsie midis këtyre përkthyesve dhe të hetuesve të ZPS-së a përbënë arsye për të dyshuar lidhur me mbështetshmërinë apo besueshmërinë e transkripteve që janë krijuar nga këta transkriptues”, tha ajo.

Dëshmitarja më pas tha se nuk mund të mbështetesh plotësisht në këto transkripta si burime të sakta.

“Atë që kam shkruar unë në raport nuk po them që ata janë të pasakta, unë po them se janë të pambështetshme në kuptimin se nuk mund të mbështetesh në to si të sakta”, deklaroi ekspertja.

Gjatë dhënies së dëshmisë së saj, ekspertja australiane deklaroi se mungesa e vulave të kohës e bën të vështirë procesin e vlerësimit të transkripteve dhe krahasimin me një transkriptë apo përkthim tjetër.

Po ndodh...

ide