SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: Ish-kryebashkiakut i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë

31 Mars 2026, 15:36 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: Ish-kryebashkiakut

Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës do të duhet të rikthehet në qeli 7 muaj pas lirimit. Burime për mediat kanë bërë me dije se pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit, (1 vit e 4 muaj) me gjykim të shkurtuar, SPAK ka llogaritur paraburgimin dhe ka arritur në përfundimin se Goros do ti duhen edhe 6 muaj edhe 10 ditë burg për të shlyer.

Urdhri i ekzekutimit është nxjerrë ditën e djeshme nga prokurori Elvin Gokaj, por ende nuk është ekzekutuar nga policia.

Ndërkohë nga ana tjetër është raportuar nga ReportTV se është bërë menjëherë një reagim nga avokati mbrojtës i ish-Kryebashkiakut Goro i cili ka depozituar sot kërkesën për revokim të urdhrit të ekzklutimit të SPAK. Duke cilësuar se Goro e Ka shlyer dënimin në kohën e paraburgimit.

Kujtojmë se Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon. Ai u  prangos në mars të vitit 2024 pasi tjetërsoi dy prona në Dhermi, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Goro duke shmangur Këshillin e Qarkut, për sipërfaqen prej 5512 metra katrorë tokë dhe mbi bazën e dokumentit të tij toka u regjistrua në kadastër në kundërshtim me ligjin dhe më pas iu shit nga Stavri Mëhilli ish-deputetit Gaci, me një vlerë relativisht të ulët krahasimisht me tregun. Stavri Mëhilli e kishte siguruar pronën përmes dokumenteve false e për këtë, ai është shpallur në kërkim.

Goro po ashtu akuzohet edhe për sipërfaqen prej 5080 metra katrorë që po ashtu në finale ka kaluar në duart e bashkëshortit të Olta Xhackës. Në lidhje me këtë sipërfaqe, ai e ka kaluar përgjegjësinë tek Drejtoria e Menaxhimit në tokës.

Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit “Pribta”. Prokuroria thotë më tej së ka kryer veprime faktike në terren të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5080 metra katrorë duke ja mbivendosur atë një pasurie toke shtet.

 

Po ndodh...

ide