Sekretari i Përgjithshëm i PS Klosi, pa frena: Do ta zhdukim fare opozitën, do marrim 140 mandate dhe të gjitha bashkitë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin "Now" foli për zgjedhjet e 11 Majit, 34 vjetorin e Partisë Socialiste dhe 83 mandatet që PS fitoi në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një muaj më parë.
Klosi u shpreh se PS garon për të fituar 140 mandate në vijim dhe 61 bashkitë. Sipas tij, Partia Socialiste në 34 vite i ka bërë vetëm mirë Shqipërisë.
Deklarata e Klosit duket se paralajmëron zhdukjen e opozitës nga politika duke treguar se PS do të pushtojë çdo cep të Shqipërisë dhe duke patur pushtet të plotë.
"Ne garojmë për 140 mandate. Garojmë për 61 bashki. Garojmë për të gjithë këshillat bashkiakë. Jemi forcë politike e përgatitur për fitore. Këtë punë të fortë ja dedikoj lidershipit të fortë të Ramës dhe strukturave të Partisë Socialiste.
Kemi filluar punën për zgjedhjet e vitit 2027 dhe vitit 2029. Jemi të përgatitur për garën. Tirana ka një debat juridik sa i përket pozicionit dhe duhet të presim përfundimin e procesit hetimor.
Në çdo moment që do zgjidhet ky problem i Tiranës, në tre bashkitë që janë në garë ne jemi të gatshëm. Jemi me diferencë të thellë në Tepelenë, Berat, Mat. Kur të ketë një vendimmarrje juridike do jemi gati dhe për Tiranën."-tha Klosi.
Blendi Klosi foli edhe për festën e 34 vjetorit të PS e cila u zhvillua sot në selinë rozë ku mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Kryeministri Edi Rama.
"PS kaloi momente të bukura. U takuan figura të reja dhe të vjetra. Kishte shumë themelues të PS në atë takim. PS edhe sot dëshmoi që është një parti që një nga forcat e mëdhaja të saj ka harmonizimin e jetës ndërmjet gjeneratave.
Gjen aty themelues të ditës së parë, themelues të PS, pastaj ata që e mbajtën opozitën e parë të vështirë të 92-97-ës, etj. Të gjithë brezat e PS ishin në atë festë. PS jo vetëm 34 vite ka forcuar veten, por i ka shërbyer shumë mirë Shqipërisë. Në 34 vite i kemi bërë vetëm mirë këtij vendi."-tha Klosi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





