“Sali Berisha, trimi i maleve që fshihej pas Lulzim Bashës”/ Kulluri debaton me deputeten e PD, Ilda Dhori: Pse gënjen, e ke votuar…

Edvin Kulluri dhe Ilda Dhori debatuan në emisionin “Open” në News24 lidhur me listat e kandidatëve për deputet.
Deputetja demokrate Ilda Dhori tha se nuk ka votuar lidhur me listat, por Edvin Kulluri iu drejtua “pse gënjen, ti ke votuar. Sali Berisha ka deklaruar se është për lista të mbyllura”.
Kulluri tha se opozita po kërkojë të impresionojë publikun me zhurmë. “Ti je te ata që bërtasin o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do. Këta sillen si radikalë komunistë, mua më tha taleban”, tha Kulluri.
Ndërsa Ilda Dhori tha se “ti je pjesë e një fraksioni aq të vogël, me këtë lloj gjuhe që ti përdor, do ta shohësh se si do të dilni në zgjedhje”.
“Sali Berisha trimi i maleve që mbante Lulzim Bashën, fshihej pas tij, kur unë e sulmoja Lulzim Bashën”, tha Kulluri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

