Rama vendos nesër për fatin e Ballukut, zbulohet porosia e Ballës për grupin parlametar!

Ora 10:00 e paradites të së Hënës do të gjej të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e vendosur për një prej çështjeve më të nxehta brenda partisë të tyre gjatë viteve të fundit.
Dy burime nga Grupi i PS i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Raport i cili i është besuar të hartohet prej Ulsi Manjës.
Parashikohet mbajtja e një fjale nga kryesocialisti Edi Rama me qëndrimin politik final për këtë kërkesë të SPAK.
Deputetët socialistë janë njoftuar prej kryetarit të tyre të grupit Taulant Balla për një pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje.
Parashikohet që dy raportet, ai i opozitës dhe shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes 12 Mars.
Burime nga shumica socialiste nuk e përjashtojnë mundësinë edhe te mbajtjes së një fjale në këtë seancë, nga vetë deputetja Belinda Balluku, përpara të gjithë deputetëve për të thënë të vërtetën e saj përballë kërkesës së lëshuar më 16 Dhjetor të vitit të shkuar prej prokurorëve të SPAK./TCh
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128