Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet, pritet që ndikim të ketë edhe lufta

9 Mars 2026, 15:29 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet, pritet

Inflacioni ka kapur vlerën më të lartë në 7 muajt e fundit duke u rritur kështu edhe për muajin shkurt.

Me 2.5% më shumë ndryshuan çmimet në muajin që lamë pas krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku vet indeksi i çmimeve të konsumit shënonte vlerën e 1.9%.

Për ekspertët e tregut një rritje e  inflacionit në fillimvit shfaqet shqetësuese.

“Vjen në një moment pas fundvitit ku situata mendohet e qetë ekonomike dhe e dyta se kjo rritje vjen se efektet e krizës në lindjen e mesme ende nuk janë reflektuar se inputet janë përpunuar para situatës së fundit”, u shpreh eksperti i ekonomisë Igli Tola.

Janë kryesisht qira ujë energji elektrike që kanë ndikuar më së shumti në rritjen e çmimeve pasuar më nga ushqimet dhe pijet jooalkoolike. Ndërsa një ndikim të rëndësishëm kanë dhënë dhe mobiliet e pajisjet shtëpiake si pasojë e kërkesës në rritje për shtëpi. Pas nuk mbetet as ndikimi i çmimeve në bare e restorante dhe si pasojë e festave të ndryshme.

“Janë kryesisht ato të mirat që njihen si të nevojshme, produkte ushqimore kosto energjie pra shpenzime të përditshme. Ne sot konsumojmë të ardhura nga importi çdo situatë në tregje e jep efektin më shpejte. Në gjykimin tim do jetë e tillë për sa kohë që mënyra si kemi kompozuar ekonominë tonë do jetë e kësaj natyre”, u shpreh eksperti.

Sipas ekspertëve të ekonomisë një përkeqësim i situatës në tregjet ndërkombëtare mund të sjellë në Shqipëri edhe një inflacion mbi objektivin e Bankës Qendrore.

“Në një situatë qetësie jemi në një inflacion 2.5% çdo situatë ekstra do të krijoj dhe një situatë më të vështirë se ajo që pamë nga efekti i luftës në Ukrainë”, tha ai.

Vetëm nga impakti i agresionit Rus në Ukrainë në Shqipëri inflacioni në tetor 2022 arriti vlerën më të lartë në 8.3%. Ndërkohë ekspertët i druhen një valë tjetër çmimesh.

 

Po ndodh...

ide