Rama nga Ankaraja: Volumin tregtar duhet ta rrisim në mbi 1 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se volumi tregtar mes dy vendeve duhet të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove.
“Jam shumë i kënaqur zoti president që vitin e shkuar, përveçse Shqipëria arriti një numër rekord mbi 10 mln turistë, numri i turistëve nga turqia u rrit me 30 përqind dhe shohim potencial të madh edhe në këtë aspekt. Jam i bindur që nuk mërziteni kur turistët turq nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj i turizmit do të nxisë investimet në fushën e turizmit pasi edhe këtë Turqia ka një nivel ekselence dhe patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë eurove, por potenciali është shumë më tepër. Volumin tregtar duhet ta ngremë në mbi i miliardë euro. Do të propozoja të vinim një bast që t’i futeshit kësaj por bastet në Turqi janë të ndaluara, faleminderit shumë për lejet e drejtimit dhe shqiptarët do të lëvizin lirisht me lejet e tyre të drejtimit. Na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Erdogan ka një fokus të shtuar në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ai foli gjithashtu edhe për Gazën ku shprehu nevojën për armëpushi, të menjëhershëm ndërsa shtoi se Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e paqes në rajon.
Përtej të gjitha këtyre, si gjithmonë ka qenë nder dhe kënaqësi të dëgjoja presidentin për opinionet e tij mbi rajonin dhe situatën në zonat e konflikteve që kanë trazuar botën. E kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, për ecurinë e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe për dëshirën që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë me presidentin edhe opinionet mbi konfliktin në Ukrainë, e informova që në ditët e ardhshme së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit të vendeve të Evropës juglindore, ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që pavarësisht axhendës, presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhjeje direkte nga zyra e tij me një mesazh. Ndajmë dhimbjen dhe shqetësimin për atë që po ndodh në Gaza. Ne jemi të bindur që është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. E kam ndarë me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e së nesërmes për Gazën, dhe për Izraelin vetë së bashku me 5 vendet e tjera. Kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë”, shtoi Rama.
-
-
Protesta/ Fjalimi 3D i Sali Berishës, ngre podium brenda shtëpisë...
20 Shkurt, 19:01 -
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



