Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik
16 Maj 2025, 16:34 / POLITIKË

Për më pak se një orë në kryeqytet do të mbahet edhe protesta e thirrur nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve. Protesta pritet të nisë në orën 17:00, tek Bulevardi Zogu i Parë.
Lidhur me këtë policia ka marrë masa dhe ka vendosur gardh metalik dhe në terren janë angazhuar disa efektivë.
Policia po merr masa që të mos lejohet kalimi nga ministria e Drejtësisë për në qendër, ku dhe zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Kryedemokrati Sali Berisha foli dy ditë më parë lidhur me protestën kur tha se do të zhvillohet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në “një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

