Dy socialistët “ballafaqohen” sot në Kuvend: 3 interpelanca me në fokus shëndetësinë dhe diskutime për Kodin Rrugor e energjinë elektrike

Do të nisë sot në orën 10:00 seanca e radhës parlamentare, ku pritet të zhvillohen 3 interpelanca me në fokus sektorin e shëndetësisë.
Seanca parlamentare pritet të nisë me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.
Siç mund ta shikoni dhe në rendin e ditës më poshtë, në Kuvend pritet që sot të ballafaqohen ministrja e Shëndetësisë Evis Sala me një grup deputetësh të PD-së. Pas interpelancës me demokratët, pritet të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje mes Salës dhe deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri.
Po ashtu, në rend dite është parashikuar që sot të mbahet interpelancë mes dy socialistëve, më konkretisht mes zv.kryeministres Albana Koçiu dhe deputetit Erion Braçe, ballafaqim i kërkuar nga ky i fundit.
Një tjetër interpelancë që do të zhvillohet ditën e sotme në Kuvend do të jetë ajo me ministrin e Turizmit, Sportit dhe Kulturës Blendi Gonxhja, e kërkuar nga demokratja Ina Zhupa.
Përveç ballafaqimeve që pritet të zhvillohen sot mes pozitës dhe opozitës, sipas rendit të ditës do të diskutohet dhe për disa projektvendime si dhe deputetët do të votojnë për miratimin e disa projektligjeve, që renditen si më poshtë.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128