Pas barazimit me RD të Kongos, Cristiano Ronaldo: Nuk mungoi asgjë, kjo është e bukura e futbollit

Portugalia e nisi me një barazim zhgënjyes me Republikën Demokratike të Kongos Botërorin e këtij v vitit. Sytë ishin nga Cristiano Ronaldo që nuk arriti të shënojë dot në këtë ndeshje edhe pse pati ndonjë mundësi.
Megjithatë në përfundim të sfidës, kapiteni i Portugalisë u shfaq shumë i qetë pavarësisht rezultatit të papritur të arritur nga skuadra e tij.
‘Çfarë mungoi? Asgjë nuk mungoi, ky është futbolli. Portugalia mund të kishte fituar, por mund edhe të kishte humbur. Të dyja skuadrat i kishin mundësitë-tha Cristiano Ronaldo për Sport TV
Cristiano Ronaldo me këtë ndeshje theu rekordin e bashkëkombasit të tij, Pepe si futbollisti më i vjetër në moshë që ka veshur fanellën e kombëtares portugeze dhe në të njëjtën kohë barazohet me Messin si futbollistët që po luajnë botërorin e tyre të 6
Po kështu Ronaldo është futbollisti i dytë më i vjetër në moshë që luan në një Botëror, rekordin e mban ende legjenda e futbollit kamerunas Roger Milla që në Botërorin e 1994 po në SHBA ai luajti në moshën 42 vjeç e 39 ditë
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128