Protesta e opozitës, Lisandër Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka komentuar mbi intensitetin e protestave të opozitës gjatë një interviste në emisionin “Off the Record”, të moderuar nga Andrea Danglli në A2CNN.
Hoxha u shpreh se protestat duhet të jenë më intensive dhe sipas tij, opozita duhej të ishte çdo natë përpara Kryeministrisë.
“Do duhet të ishte më intensive, do duhet të ishim çdo natë aty, megjithatë vendimet nuk i merr Lisandri, është një ekip më i gjerë që gjykon. Nëse vendimet do t’i merrte Lisandri, çdo natë nga data 12 maj e mbrapa, apo nga publikimi i raportit të OSBE-ODIHR-it e pas, unë do rrija çdo natë te Kryeministria, me të gjitha strukturat e PD, duke ftuar edhe qytetarët,” tha ai.
Hoxha theksoi gjithashtu se klima politike dhe sociale në vend ndikon në pjesëmarrjen e qytetarëve në protesta, duke përmendur frikën nga pasojat.
“Mos harroni se jemi në një sistem ku nëse proteston, fotografohesh, të heqin nga puna! Të vënë gjobë te biznesi! Pra regjimi i tremb njerëzit në tërësi dhe duke marrë parasysh edhe që pothuajse gjysma e popullsisë janë larguar nga vendi…”, u shpreh Hoxha.
Në vijim, ai kritikoi edhe rolin e analistëve politikë, duke theksuar se debati shpesh fokusohet tek forma dhe jo tek thelbi i problemeve.
“34 vite më parë s’kishte analistë politikë, të cilët nga mëngjesi në darkë, merren me formën, por s’merren me thelbin. Hajde kritikojmë PD-në që ka 1 milionë gabime, por halli i shqiptarëve s’është PD-ja, por kush po i qeveris,” përfundoi ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128