Ç’po ndodh te Casa Italia? Një burrë me krah të fashuar endet rrugëve

23 Mars 2026, 19:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ç’po ndodh te Casa Italia? Një burrë me krah të

Një rast i paprecedentë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, pranë Casa Italia-s.

Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, një qytetare pretendon se një burrë i moshuar është parë duke ecur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Siç duket edhe në video, ai ka një krah të fashuar dhe mban veshur një bluzë të njollosur me gjak, ndërsa lëvizjet e tij tregojnë se nuk është plotësisht i vetëdijshëm.

Nuk dihet ende nëse i moshuari ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike apo nën efektin e alkoolit, por situata paraqitet shqetësuese.

Qytetarja bën apel që kushdo që e njeh, të njoftojë familjarët e tij sa më shpejt. Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia.

Po ndodh...