Ping-pongu brenda PS/ Peleshi: Mbledhjen e shtyva se ma kërkoi Taulant Balla!

29 Janar 2026, 13:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Ping-pongu brenda PS/ Peleshi: Mbledhjen e shtyva se ma kërkoi Taulant

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi iu ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës, sa i takon shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhjen”, tha ai.

Kujtojmë se dje u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve, në një datë të pacaktuar, derisa të jepet vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

 

Po ndodh...

ide