"Më tha Balla të shtyja mbledhjen e Mandateve për çështjen Balluku", deputeti socialist reagon për deklaratën e Peleshit!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e cilësoi si të duhur vendimin për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen e Belinda Ballukut derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Në Konferencën e Kryetarëve, ku u zhvilluan debate për vendimin e Kuvendit, Balla tha se nëse PD ka ankesa mund ta ankimojë sipas rregullores.
Sipas tij, Kuvendi është palë në ngërçin kushtetues i krijuar për Ballukun, dhe për rrjedhojë vendimi për të pritur GJK është i duhuri.
“Nëse Grupi parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve ta ankimojë këtë vendimmarrje sipas rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse vetë Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues“, tha ai.
Zvarritja e imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, ka shkaktuar përplasje mes palëve politike të opozitës dhe mazhorancës.
Prej vitit të kaluar çështja është trajtur ping-pong mes Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Mandateve ku asnjëra prej tyre ende nuk ka dalë me një vendim, teksa anëtarët mundohen t’ja faturojnë njëri-tjetrit duke u munduar të fitojnë më shumë kohë për të besuarën e Ramës.
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte, i pyetur nga opozita për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Peleshi tha se mbledhja u shty me kërkesë të Taulant Ballës dhe Bledi Çomos të cilët janë deputetë anëtarë te Mandatet.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

