Kërkuan ndryshime në komisionin për Reformën Territoriale, tërhiqen socialistët, Balla ftesë PD-së: Nëse nuk bojkotoni të hënën, e lëmë përbërjen siç është

29 Janar 2026, 15:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkuan ndryshime në komisionin për Reformën Territoriale,

Pasi PS i kërkoi zyrtarisht Kuvendit zhbërjen e formulës së barazisë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, duket se në PS, sërish presin reflektim nga ana demokratëve.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla iu tha deputetëve të PD-së që nëse nuk do të paraqiten në mbledhjen e të hënës, atëherë ndryshimet në formulën e përbërjes së Territoriales do të votohen në seancën e të martës.

Bëjmë të hënën një mbledhjen tjetër të Reformës Territoriale. Nëse ju vini, e lëmë përbërjen siç është. Nëse bojkotoni prapë, të hënën, atëherë në seancën e së Martës, e votojmë ndryshime e përbërje”, tha Balla.

Po çfarë kërkuan socialistët më parë?

Në shkresën drejtuar Kuvendit, socialistët kanë kërkuar që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total shkojnë 19 anëtarë, 9 mazhoranca (nga 8 që ka aktualisht), 6 PD, 1 Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 Partia e Lirisë.

Po ashtu një tjetër ndryshim që kërkonin socialistët ishte edhe vendosja si kryetar e Arbian Maznikun, në mënyrë që Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar, por nënkryetar.

Po ndodh...

ide