Çfarë ndodhi në GJKKO?/ Avokati Kujtim Cakrani jep detaje nga gjyqi: Kishte tension mes Ilir Metës dhe prokurorit Kllapi

29 Janar 2026, 15:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Çfarë ndodhi në GJKKO?/ Avokati Kujtim Cakrani jep detaje nga

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen CEZ-DIA, është shoqëruar me tensione, pasi sipas Kujtim Cakranit, avokatit të Ilir Metës, ka pasur tension mes ish-presidentit dhe prokurorit të çështjes, Sotir Kllapi.

Cakrani tha se Kllapi ka bërë relatë të gabuar dhe ka qenë i pasaktë në data, edhe në momente të ndryshme kohe. Kjo sipas tij, ka sjellë edhe irritimin e Ilir Metës.

Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Seanca ka qenë tepër e tensionuar", deklaroi Cakrani.

Më tej, avokati zbuloi se do të marrin kohën e tyre dhe se do të relatojnë këtë dosje germë më germë. Po ashtu ai theksoi se për dosjen Cez-Dia, edhe prokurorët nuk janë të bindur.

"Ne do marrim kohën tonë, do relatojmë germë më germë. CEZ-DIA nuk ekziston edhe vetë prokurorët nuk janë të bindur. Dy të tjerat janë lobimi dhe pjesa tjetër është mos deklarimi apo deklarimi i rreme. Të tjerat i mori përsipër bashkëshortja. Sa i takon akuzave të tjera të pastrimit të veprës penale dhe CEZ-DIA kjo do pushohet”, tha avokati.

Po ndodh...

ide